Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A po tallet “Dueli Sportiv” dhe “TV Dukagjini” me Canën, Salihun e Vokrrin?!
    Ballina-1

    A po tallet “Dueli Sportiv” dhe “TV Dukagjini” me Canën, Salihun e Vokrrin?!

    14/01/2024 20:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Emisioni Sportiv “Dueli Sportiv” i transmetuar ne televizionin “RTV Dukagjini”, si i përjavshëm, me terminin e tij të dielave, gjate ditës së sotme, në rrjetet e tij sociale ka nxjerre një sondazh interesant në shikim të parë, por, i pakuptimtë dhe dashakeq, nëse e analizojmë dhe e marrim si serioz.

    Pse dashakeq?

    Le t’i marrim një nga një katër emrat e përfshirë në këtë sondazh:

    Lorik Cana: Padyshim nje klas futbollist ne pension, i ka bere krenar te gjithe shqiptaret  me Shqiperine si futbollist, por, pse Dukagjini eshte talle me Canen?

    Lorik Cana edhe mund te jete kandida te per president te FSHF-se, jo veq per kontributin qe ka dhene si futbollist, por ai eshte edhe pjese e Federates se Futbollit te Shqiperise pas penzionimit, por, cka e lidhe z. Cana me Federaten e Futbollit te Kosoves, përveç se e ka vendlindjen ne Gjakove, qytet ky ne Kosove. Lorik Cana nuk ka qene kurre pjese, ne asnje lloj detyre e FFK-se, nderkohe qe per te kandiduar per te parin e ketij institucioni, kerkohet qe kandidati te pakten te kete punuar ne ndonje forme brenda FFK-se dhe organeve te saja, pra, Lorik Cana eshte opsion i cili nuk mund te futet ne asnje ekuacion.

    Eroll Salihu: z. Salihu eshte e vertete qe ka punuar brenda FFK-se per shume vite, madje ne si medium e kemi intervistuar disa here kur ka vleresuar larte punen e z. Agim Ademi, gjate kohes sa ka qene sekretare i pergjithshem i FFK-se, por, te gjithe e dijme se z. Salihu eshte i perjashtuar nga ky institucion, sic eshte thene ne arsyetimin e perjashtimit, per keqperdorim detyre. Pra, edhe z. Salihu e ka te pamundur te vije ne krye te FFK-se.

    Gramoz Vokrri: Djali i legjendes tone, Fadil Vokrrit, Gramozi, gjithashtu nuk i ploteson kushtet e te qenurit pese vite si pjese e FFK-se, megjithese edhe kur pati kandiduar z. Vokrri, gjate paraqitjeve te tija, te jepte pershtypjen e dikujt qe nuk e ka seriozisht kete gare, e as deshiren per te garuar nuk dukej qe e kishte “autentike”, dukej sikur i shtyre nga anash, per te mos thene i i keqperdorur.

    Agim Ademi: I pari ne detyre i FFK-se, z. Agim Ademi eshte realisht i vetmi qe e ka vendin ne ate sondazh, sondazhe ky i cili do te dukej me serioz, nese Ademit do t’i nxjerreshin kunderkandidat serioz dhe me mundesi reale per ta rivalizuar, ne rast se z. Ademi do te deshtonte ta arsyetonte 4-vjecarin e tije, pas dy vite e gjysme, kur mbahen zgjedhje e rradhe (te rregullta) brenda FFK-se.

    Si perfundim, ky sondazh eshte dashakeq edhe per z. Ademi, sepse me keto kandidatura vetem se i ofrojne komoditet z. Ademi qe te vazhdoje i qete mandatin e tije deri ne fund, e pastaj, nese ka interes per nje mandat te dyte te plote, t’ua kerkoje voten delegateve. /PreshevaJonë/

    TË LIDHURA

    Debutimi i Jasharit te Milani vlerësohet lart

    09/08/2025 20:08

    Kosova U19 fiton ndaj Marokut në Botërorin në Egjipt

    09/08/2025 19:33

    Malisheva zyrtarizon talentin e Ballkanit

    09/08/2025 17:34

    Daku shënon gol, por Rubin Kazani mposhtet thellë

    09/08/2025 17:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.