Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Bashkë për sukses dhe për krenari në Ligën e Kombeve
    Ballina-1

    Ademi: Bashkë për sukses dhe për krenari në Ligën e Kombeve

    30/08/2024 18:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Emocionet dhe entuziazmi për fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve kanë kapluar secilin prej nesh dhe çdo tifoz të Kombëtares së Kosovës. Kështu e ka nisur presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, postimin e tij emocionues në rrjetet sociale, duke nënvizuar rëndësinë e këtij momenti të veçantë për futbollin kosovar dhe duke ftuar të gjithë për të mbështetur ekipin kombëtar.

    Në postimin e tij, Ademi ka theksuar se përzgjedhësi Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në dy ndeshjet e para të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, përballë Rumanisë dhe Qipros. “Ky është një moment i veçantë dhe i rëndësishëm në rrugëtimin tonë që kemi para vetës, me shpresë dhe besim për sukses,” shkruan Ademi.

    Ai tutje ka thënë se në mesin e të ftuarve ndodhen edhe talentet e rinj që do t’i bashkohen yjeve të ekipit, të cilët janë në formë të shkëlqyer dhe të gatshëm të na bëjnë krenarë në këto sfida.

    Presidenti i FFK-së ka theksuar gjithashtu se në të gjitha aspektet janë bërë përgatitjet e nevojshme për një rrugëtim të suksesshëm.

    “Fusha e re është gati dhe për çdo detaj jemi kujdesur në përpikëri që futbollistët tanë të kenë një ambient të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai, duke nënvizuar angazhimin për të krijuar kushte optimale për performancën më të mirë të mundshme.

    Ademi ka bërë thirrje për mbështetje të fortë nga tifozët, duke ftuar ata të jenë masivisht në stadium dhe më të zëshëm se kurrë më parë për atdheun dhe për Kosovën. “Atmosfera e zjarrtë dhe e fuqishme në stadium është një burim motivimi për ekipin tonë. Le të tregojmë se sa krenarë jemi për Kombëtaren tonë dhe se do të qëndrojmë gjithmonë përkrah saj në çdo hap të këtij rrugëtimi” ka theksuar ai.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.