Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi dhe Fetahu takohen me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për shtrirjen dhe zhvillimin e futbollit e basketbollit në këtë pjesë
    Ballina-2

    Ademi dhe Fetahu takohen me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për shtrirjen dhe zhvillimin e futbollit e basketbollit në këtë pjesë

    07/10/2024 14:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, zhvilluan një vizitë të përbashkët në komunën e Leposaviqit, ku u pritën ngrohtësisht nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi dhe bashkëpunëtorët e tij.

    Gjatë këtij takimi palët diskutuan për një sërë projektesh të përbashkëta që kanë për qëllim të promovojnë zhvillimin e sportit në këtë rajon.


    Fokusi kryesor i diskutimeve ishte shtrirja dhe zhvillimi i futbollit dhe basketbollit në komunën e Leposaviqit, përmes projekteve të reja infrastrukturore, të cilat synojnë ndërtimin dhe përmirësimin e fushave sportive dhe objekteve të tjera që do të krijojnë kushte optimale për të rinjtë e kësaj zone, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk ka pasur zhvillim në infrastrukturën sportive.

    Përmes këtyre projekteve, pritet të rritet cilësia e jetës sportive dhe sociale, duke krijuar hapësira të reja për aktivitet fizik, garë dhe bashkëpunim mes komuniteteve lokale.


    Një tjetër aspekt i rëndësishëm i takimit ishte përfshirja aktive e fëmijëve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë trevë. Përmes zhvillimit të futbollit dhe basketbollit në këtë pjesë do të promovohet toleranca, mirëkuptimin dhe bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme etnike.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.