Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën
    Ballina-1

    Ademi: Do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën

    16/06/2025 13:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për RTK ka folur për situatën aktuale me përzgjedhësin Franco Foda, zhvillimin e miqësoreve, talentët që po vijnë dhe progresin në infrastrukturë.

    Pas raportimeve të fundit nga mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe për një interesim serioz nga klubi Al-Wahda për trajnerin e Kosovës, Ademi ka sqaruar se, ndonëse bëhet fjalë për një ofertë jashtëzakonisht të mirë financiare, FFK do të bëjë përpjekjet maksimale për ta mbajtur Fodën në krye të ekipit kombëtar.

    “Një trajner që ka tetë ndeshje pa humbje me një kombëtare sigurisht që e ngrit CV-në e tij dhe sigurisht është në fokusin e menaxherëve. Ai ka pasur edhe më parë oferta, por kjo që ka tani thjesht është shumë e mirë ekonomikisht. Kam biseduar me Fodën dhe ai është në pushime. Të mërkurën kthehet dhe do të ulemi të bisedojmë ose këtu ose në Vjenë. Është vetëm një ofertë dhe nuk është se ka thënë dua të shkoj ose jo. Ne nuk kemi dëshirë që ai të shkojë sepse e kemi investuar në një projekt për më gjatë. Ai e ka një kontratë deri në fund të kualifikimeve dhe është obligues ndaj kontratës tonë, me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet tjera. Nëse kualifikohemi me automatizëm i vazhdohet. Kjo është klauzola që e kemi pasur”, tha Ademi.

    Sipas tij, me Fodën është hartuar projekti edhe për zhvillimin e futbollit. “Ai ka qëndruar në Kosovë shpesh dhe të gjithë trajnerët e kategorive janë në një vijë me strategjinë e tij. Foda është një trajner me të cilin kemi marrëdhënie shumë të mira. Si mund ta bindim kur ka ofertë tundues? Asnjë federate nuk mund të shtyhet me pjesën ekonomike me klube sepse dallon puna e klubit dhe e kombëtares. Në klube është punë permantente dhe më aktive, ndërsa në kombëtare dihet se janë fazat e grumbullimeve. Sigurisht se klubet e kanë mundësinë ekonomike shumë më të madhe dhe ndoshta edhe trajneri e ka punën më të madhe, por shumat të cilat sidomos prej vendeve nga ka ofertë tani janë marramendëse. Mund të them se e ka ofertën diku katër herë më të madhe se te ne, sepse ashtu janë shumat atje, pasi asnjë trajner nuk është me pagë më pak se 2 milionë euro në vit. Tani nuk e dimë saktë ofertën sa e ka sepse nuk kemi biseduar dhe nuk kemi ardhur te kjo fazë. E kemi lënë të takohemi pasi t’i kryen pushimet për të parë se ku është situata dhe cilat janë dëshirat dhe kërkesat. Ne do të tentojmë që Foda të vazhdojë me Kosovën”, shtoi Ademi, transmeton Futbolli.info.

    I pyetur nëse FFK ka ndonjë plan B në rast të largimit të Fodës, Ademi ishte i prerë: “Plan B apo C sa ta kesh nje projekt me një trajner e një ekip nuk ka nevojë. Janë vetëm dy tre ditë që është shfaqur interesimi i atij klubi, nuk ka tendim dhe as trazira të ujërave. Por, sigurisht se edhe ne e kemi një qëllim, ngase përveç se mund të shkojë një trajner ka edhe gjëra tjera të paparashikueshme që mund të ndodhin në jetë si sëmundjet, vdekjet etj. Ne fillimisht do të biesdojmë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Kushtet në kombëtare deri tash kanë qenë ashtu siç ka kërkuar Foda dhe nuk e ka asnjë arsye tjetër përveç anës ekonomike nëse largohet”, nënvizoi Ademi

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.