Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Koumas: Ademi, ka luajtur rol kyç në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë
    Ballina-2

    Koumas: Ademi, ka luajtur rol kyç në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë

    15/10/2024 12:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në prag të ndeshjes së nesërme ndërmjet Kosovës dhe Qipros, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sipas traditës ka shtruar një darkë mikpritëse për delegacionin e Federatës së Futbollit të Qipros dhe delegatin e UEFA-s. Kreu i FFK-së i shprehu mirëseardhje presidentit të Federatës së Futbollit të Qipros, Giorgos Koumas, dhe zyrtarëve të tjerë të federatës qipriote.

    Presidenti Ademi, i cili ka raporte të mira me homologët e tij vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy federatave. Në fjalën e tij, Ademi theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në nivelin ndërkombëtar dhe rolin që të dyja federatat luajnë në zhvillimin e futbollit.

    Nga ana tjetër, presidenti Koumas shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe e vlerësoi punën që presidenti Ademi ka bërë në vitet e fundit për të përparuar futbollin kosovar. Ai e cilësoi Ademin si një lider me vizion dhe një mik të madh, duke e theksuar rolin kyç që ai ka luajtur përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

    Të dy krerët e federatave uruan për një ndeshjeje të ndershme dhe të bukur. Në përfundim të darkës, ata shkëmbyen dhurata simbolike si shenjë respekti dhe miqësie mes dy federatave.

    Ndeshjet mes Kosovës dhe Qipros kanë qenë të shpeshta në vitet e fundit, duke krijuar një histori të fortë rivaliteti sportiv por edhe miqësie.

    Kosova do të presë Qipron, nesër, në “Fadil Vokrri”, përballje kjo që pritet me shumë entuziazëm nga tifozët dardanë.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.