Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet
    Ballina-1

    Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet

    23/05/2023 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri në kryeqytet. Ky takim kishte për qëllim koordinimin ndërinstitucional për ndërtimin e këtij stadiumi të rëndësishëm për futbollin kosovar dhe komunitetin e Prishtinës në përgjithësi.

    Presidenti Ademi dhe i i pari i kryeqytetit u dakorduan për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për sportin kryeqytetas dhe jo vetëm. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë do të jetë i kategorisë së katërt, i cili do të plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve në garat evropiane. Ky stadium gjithashtu do të jetë një vend i përshtatshëm për organizimin e aktiviteteve tjera sportive dhe eventeve të ndryshme.

    Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë.

    Kryetari Rama ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e parë atë si sportin më të popullarizuar në Kosovë. Të dy krerët e institucioneve janë zotuar që të krijojnë kushte sa më të mira për sportin në kryeqytet dhe të përkushtohen bashkërisht në organizimin sa më të mirë të klubeve të kryeqytetit.

    Gjatë takimit, presidenti Ademi i ka dhuruar kryetarit Rama fanellën e kombëtares së Kosovës dhe e ka falënderuar për gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar. Ata kanë shprehur vullnetin për të nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në përputhje me praktikën e krijuar me komunat e tjera të Kosovës. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e futbollit kosovar dhe në ngritjen e nivelit të klubeve në kryeqytet.

    TË LIDHURA

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02

    Zhegrova kthehet te Lille

    01/07/2025 17:59

    Deçiqi prezanton përforcimin nga Kosova

    01/07/2025 17:12

    Arsenali e transferon portierin Kepa nga Chelsea

    01/07/2025 17:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.