Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi e vlerëson ngjitjen e Kosovës në Nations League: Foda ka rikthyer besimin dhe entuziazmin në kombëtare
    Ballina-1

    Ademi e vlerëson ngjitjen e Kosovës në Nations League: Foda ka rikthyer besimin dhe entuziazmin në kombëtare

    30/03/2025 22:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vlerësuar ngjitjen e Kombëtares A në Ligën B të Nations League si rezultat të punës ekipore, duke theksuar kontributin e madh të selektorit Franco Foda dhe të futbollistëve.

    Kosova së fundmi ka mposhtur Islandën në të dy ndeshjet e “play off”, ndërsa Ademi ka dhënë një intervistë për RTK, ku ka folur për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe synimet e ardhshme.

    “Ngritja në Ligën B është meritë e të gjithëve, me theks të veçantë e selektorit Foda dhe futbollistëve. Foda e ka besimin e plotë. Ai ka rikthyer besimin dhe entuziazmin në kombëtare dhe puna e tij është e dukshme”, ka thënë Ademi, duke shtuar se në miqësoren e ardhshme kundër Armenisë mund të ketë edhe prurje të reja në ekip.

    Ademi është ndalur edhe te fushata e kualifikimeve për Botërorin 2026. “Synimi ynë do të jetë kualifikimi në Botëror, pavarësisht se grupi është sfidues. Kampionati Botëror do të mbahet mes tjerash në SHBA, një vend që ka mbështetur gjithmonë Kosovën, dhe shpresojmë që do të jemi pjesë e këtij turneu të madh”, ka thënë ai. 

    Duke u ndalur te puna e FFK-së, Ademi ka thënë se shtëpia kryesore e futbollit evropian është ndarë mjaft e kënaqur me organizimin e Komitetit “HatTrick”, ku si vlerësim janë ndarë edhe dy plaketa.

    TË LIDHURA

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.