Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Futbolli më është bërë varësi, jo posti; FFK-së dua t’ia lë një ekip të re udhëheqëse
    Ballina-1

    Ademi: Futbolli më është bërë varësi, jo posti; FFK-së dua t’ia lë një ekip të re udhëheqëse

    03/05/2024 10:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidaturës së tij edhe për një mandat të ri në krye të futbollit kosovar. Mandati i tij i tanishëm përmbyllet në vitin 2026, por ai thotë se kur të vjen koha e zgjedhjeve do të shohë se nëse do të ketë mbështetjen e njerëzve të futbollit do të kandidojë sërish.

     “Në 2026 është mandati tjetër. Mua nuk më është bërë varësi posti, por më është bërë varësi futbolli. Nuk dua asgjë tjetër për krejt ato që i kam dhënë për futbollin, vetëm si satisfaksion është që të thuhet se në kohën e Agim Ademit është bërë kjo, është bërë kjo. Përderisa këta njerëz që janë në futboll më përkrahin dhe e shohin të arsyeshme dhe të nevojshme që unë të jem në futboll dhe unë e shoh veten se kam çka të jap për futbollin do të jem aty”, ka theksuar Ademi në podcast ‘Tu pa, tu ba’.

    Ai ka thënë se qëllimi i tij është që futbollit t’ia bëjë të gjitha gjërat që i nevojiten dhe që i ka mangu, pra infrastrukturën e gjërat e tjera elementare.

    “E ndjej si obligim që futbollit t’ia lë një ekip udhëheqëse të re, të cilët janë në futboll, që janë marrë me futbollin dhe që e duan futbollin. Asnjëherë në futboll, nën udhëheqjen time dhe uroj dhe shpresoj që edhe pas udhëheqjes sime, nuk do të vijnë njerëz me parashuta prej jashtë futbollit për interesa të tyre. Nëse anëtarësia e futbollit kanë interes dhe e shohin se po evoluon futbolli në këtë periudhë, gjithsesi se do të jem kandidat edhe për një mandat”, ka shtuar Ademi.

    TË LIDHURA

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06

    Leon, e gjithë Kosova po të pret, emri yt do të dëgjohen deri në qiell kur të thirret nga “Dardanët”!

    20/08/2025 19:15

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.