Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: I lumtur që FFK-ja dha kontributin e saj në manifestimet e Epopesë së UÇK-së.
    Ballina-1

    Ademi: I lumtur që FFK-ja dha kontributin e saj në manifestimet e Epopesë së UÇK-së.

    07/03/2023 19:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte pjesëmarrës në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kampin Nacional në Hajvali.

    Ku u zhvillua ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

    Ai u shpreh se ishte kënaqësi të shohësh ushtret e dy vendeve tona në uniforma sportive.

    ‘’Kënaqësi të shohësh ushtarët e dy vendeve tona në uniforma sportive, të cilët përveç shërbimit të tyre ushtarak në mbrojtje të atdheut dhe gatishmërisë për misione humanitare e paqësore kudo në botë, sot na dhuruan spektakël futbolli në Kampin Nacional në Hajvali’’, ka shkruar ai.

    Në këtë aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dalina Osmani, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe zyrtarë dhe oficerë të shumtë.

    Më tutje Ademi u shpreh i lumtur që FFK-ja e dha kontributin e saj në zhvillimin e kësaj ndeshjeje, e cila ishte pjesë e manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

    Përfundimi i ndeshjes u kurorëzua me ndarjen e kupave, medaljeve, dhuratave dhe mirënjohjeve për më të mirët nga ana e Ministrit Mehaj, Gjeneral Jasharit e Gjeneral Xhebexhiut.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në prag të Kongresit të 50-të

    12/02/2026 00:22

    City i afrohet Arsenalit në tri pikë

    12/02/2026 00:08

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.