Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Jemi në bisedime me disa trajnerë, nuk e kemi ndërmend emërimin deri në shkurt
    Ballina-2

    Ademi: Jemi në bisedime me disa trajnerë, nuk e kemi ndërmend emërimin deri në shkurt

    12/12/2023 20:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Zurich, Switzerland - JANUARY 19: Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar për lajmi.net se ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me disa raportime në media, për përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses së Kosovës, anise pranoi që janë në bisedime me disa trajnerë.

    Sipas kreut të FFK-së, Kosova nuk do të bëhet me trajner të ri deri në fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

    “Deri nga fundi i muajit janar, respektivisht fillimit të muajit shkurt nuk kemi ndërmend të emërojmë ndonjë trajner të ri. Jemi në bisedime me disa trajnerë, por nuk kemi asnjë emër konkret deri tani” – ka thënë Ademi për lajmi.net.

    Në media është raportuar për bisedimet më intensive mes drejtuesve të shtëpisë së futbollit të Kosovës me trajnerin spanjoll, Roberto Moreno, por që deri më tani ende nuk është njoftuar për marrëveshje eventuale.

    Kosova ka mbetur pa trajner pas largimit të Primoz Glihas, i cili ishte emëruar trajner i përkohshëm te Kosova, pas shkarkimit të Alain Giresses, gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

    Kosova synon të lë prapa kualifikimet e Evropianit dhe të bëhet gati me trajnerin e ri për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.