Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi në Leposaviq vëzhgon punimet në kompleksin sportiv: Ftoj të rinjtë  e të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli
    Ballina-2

    Ademi në Leposaviq vëzhgon punimet në kompleksin sportiv: Ftoj të rinjtë  e të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli

    27/08/2024 17:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë vizitës sot në Mitrovicë, është ndalur edhe në Leposaviq ku nga afër ka ndjekur punimet që po bëhen në kompleksin sportiv si dhe ka vizituar stadiumin e Leshakut.

    Ademi ka thënë se këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajon, derisa u ka bërë thirrje të rinjve dhe gjithë dashamirët e futbollit të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli. Së bashku, do të sigurojmë që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre në futboll.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Gjatë vizitës sime në Leposaviq, pata kënaqësinë të shoh nga afër përparimin e punimeve në ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe gjithashtu vizitova edhe stadiumin e Leshakut, që do të jenë nën mbikëqyrjen e FFK-së. Këto projekte do t’i shërbejnë komunitetit lokal dhe do të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve të këtij rajoni.

    🙏🏻 Ftoj të rinjtë dhe të gjithë dashamirët e futbollit të kësaj pjese të Kosovës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli. Së bashku, do të sigurojmë që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të realizuar ëndrrat e tyre në futboll.

    🏟 Shpresoj se këto fusha do të fuqizojnë sloganet tona tashmë të njohura ‘Bashkë për Futbollin’ dhe ‘Futbolli na bashkon’. ⚽️🇽🇰

    TË LIDHURA

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52

    Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

    22/12/2025 17:55

    Vetëm një tifoz në përkrahje të skuadrës 1500 kilometra larg shtëpisë, lojtarët me reagim të veçantë

    22/12/2025 17:02

    Napoli – Bologna, sonte finalja e Superkupës së Italisë

    22/12/2025 16:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.