Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Nëse na ndodhë të suspendohemi nga FIFA do ta kemi shumë të vështirë rikthimin (VIDEO)
    Ballina-1

    Ademi: Nëse na ndodhë të suspendohemi nga FIFA do ta kemi shumë të vështirë rikthimin (VIDEO)

    09/02/2023 22:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se me qëllim të ruajtjes së institucioneve të Kosovës nuk i është drejtuar FIFA-s dhe UEFA-s për t’u thënë se po bëhen ndërhyrje politike në futboll, por shtoi kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëjë as në të ardhmen.

    “Nuk e kam përdorur kërkesën e FIFA-s dhe UEFA-s që t’ju shkruaj se po bëhen ndërhyrje politike e gjëra tjera, jam duke i ruajtur institucionet tona deri në fund, deri kur nuk kam ku me shku, por pastaj dal te pjesa ndërkombëtare dhe nëse vjen puna deri atje nëse ka ndërhyrje do ta bëj” tha Ademi.

    Ademi shtoi se këto dy institucione të futbollit vazhdimisht përjashtojnë ekipe për shkak të ndërhyrjeve politike, apo arsye të ngjashme dhe nëse kjo i ndodhë Kosovës rikthimi do të jetë i vështirë.

    “Nëse neve na ndodhë që Federata e Futbollit të suspendohet, vetëm suspendohet, jo përjashtohet,  garantoj që e kemi shumë të vështirë rikthimin, në momentin që e dërgoj një letër që kemi ndërhyrje politike sigurisht ata përzihen, kur përzihen nuk e di çka ndodhë, më nuk është në dorën tonë” tha Ademi.

    TË LIDHURA

    UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

    23/06/2025 13:10

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.