Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Një tjetër projekt në kohë rekord, Rahoveci bëhet me fushë të re
    Ballina-1

    Ademi: Një tjetër projekt në kohë rekord, Rahoveci bëhet me fushë të re

    13/09/2024 19:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpallur përfundimin e një tjetër projekti të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë.

    Një fushë e re futbolli është përfunduar në kohë rekord për KF Rahoveci, duke i ofruar këtij klubi dhe rinisë së trevës një ambient të përmirësuar për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike, pasi siç dihet ky klub tash e një kohë ka mbetur pa shtëpi, pasi stadiumi i vjetër ka nisur të rrënohet nga autoritetet lokale.

    Në një postim të tijin në Instagram, ku ka publikuar edhe videon nga fusha e re, presidenti Ademi ka theksuar se ky investim është pjesë e angazhimit të përhershëm për të avancuar infrastrukturën sportive në të gjithë vendin.

    “Një tjetër fushë futbolli finalizohet në kohë rekord 

    Tani KF Rahoveci do ta ketë fushën e re, e cila i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve të futbollit .

    Kjo fushë u ofron lojtarëve dhe të rinjve të kësaj treve një ambient ideal për zhvillimin e tyre sportiv 

    Vazhdojmë me përkushtim të plotë e të përditshëm për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit, me projektin “Çdo 45 ditë, një fushë e re”  ”> ka shkruar Adem.

    View this post on Instagram

    A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

    TË LIDHURA

    Tri mungesat e Kosovës i bëjnë përshtypje mediumit suedez – e cilësojnë si avantazh i madh

    07/09/2025 23:24

    Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya, e mposht 6-0

    07/09/2025 22:46

    Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

    07/09/2025 20:11

    Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

    07/09/2025 20:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.