Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Një tjetër vlerësim për FFK-në, një tjetër e arritur për sektorin e edukimit
    Ballina-1

    Ademi: Një tjetër vlerësim për FFK-në, një tjetër e arritur për sektorin e edukimit

    19/01/2024 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nga prilli i këtij viti FFK do të fillojë me organizimin e kursit për Licencën A për trajnerët e futbollit, një hap ky sa i rëndësishëm, po aq i nevojshëm për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në vendin tonë.

    Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se kjo është një e arritur e madhe që tregon për punën e mirë që po bëhet në këtë institucion.

    “Përgëzoj sektorin e edukimit në krye me Sanije Krasniqin, u.d.Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner, i cili u angazhua shumë kohët e fundit në këtë drejtim, por edhe ligjëruesit dhe mentorët për punën e palodhshme dhe përkushtimin e treguar në vitet e kaluara në kurset e suksesshme për Licencat B dhe C.

    Falënderoj mentorin tonë nga UEFA, z. Dany Ryser, i cili me punën e tij të palodhshme dhe profesionalizmin e tij të pashoq ka ndikuar në rritjen e vazhdueshme të sektorit të edukimit në FFK. Mirënjohje të veçantë i shpreh të gjithë instruktorëve të UEFA-s, që kanë qenë pjesë e procesit të edukimit të trajnerëve në Kosovë.

    Jam i bindur që me strategjinë tonë të qartë dhe me punën profesionale në vazhdimësi, FFK do të arrijë të përfitojë edhe organizimin e kurseve për Licencën UEFA Pro nga Paneli Jira i UEFA-s brenda pak vitesh, po sa të përmbushet afati i nevojshëm.

    Vazhdojmë me përgjegjësi e krenari, bashkë për futbollin! ⚽🇽🇰 “, ka shkruar Agim Ademi.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.