Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi përkrah njeriut të parë të FIFA-së: Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në
    Ballina-1

    Ademi përkrah njeriut të parë të FIFA-së: Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në

    27/02/2023 15:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Numri një i FFK-së Agim Ademi, po qëndron në Paris me ftesë tu UEFA-së, ku po merr pjesë në eventin e shpalljes së më të mirëve për vitin 2022. Gjatë vizitës Ademi ka pasur takime tē shumta me çrast përzemërsisht ka pasur një takim edhe me presidentin e FIFA-së Gianni Infantino.

    “Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Gianni Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në”, ka shkruar ndër të tjera Agim Ademi.

    Postimi i plotë i Ademit:

    Si gjithmonë edhe kësaj radhe u prita me përzemërsi nga presidenti i FIFA-s në Paris. Jam shumë mirënjohës ndaj presidentit Gianni Infantino për respektin dhe vlerësimin që ka për mua dhe për FFK-në. Çdo takim me të parin e FIFA-s është mundësi e mirë për të diskutuar për futbollin e Kosovës.

    Futbolli është pasioni që na bashkon dhe për të cilin jemi krenarë. Në këtë takim shprehëm dëshirën për të rritur tutje futbollin në Kosovë me projekte të përbashkëta, teksa presidenti Infantino më uroi fat e rrugëtim të suksesshëm me Kombëtaren në ciklin kualifikues Euro 2024. Për mua është nder dhe kënaqësi që kam arritur të krijoj raporte te këtilla me liderët e futbollit evropian dhe botëror si Aleksander Çeferin dhe Gianni Infantino, por edhe me sektorët e tjerë të futbollit.

    Detyra ime si udhëheqës i FFK-së është të prezantoj, të ndërtoj raporte dhe të punoj me zell e saktësi me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke garantuar se zëri i klubeve, futbollistëve dhe akterëve të tjerë të futbollit të dëgjohet në mënyrë të pastër, reale dhe të drejtë kudo. #MeKosovënNëEvropian.

    TË LIDHURA

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31

    Daja me Dinamo Cityn mposhtin thellë Ballkanin në miqësore

    24/06/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.