Presidenti I FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për Periskopin ka thënë se pret rezultate të mira nga Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Ai ka shprehur besim të plot në projektin e trajnerit Alian Giresse por që ka lënë të kuptohet se trajnerin e mbanë puna dhe nëse nuk ka rezultate mund të ketë edhe ndryshime.
“Kombëtarja është e shenjt për të gjithë. Kombëtarja është e të gjithëve dhe e dalloj për nga udhëheqja nga Federata. Njerëzit kanë të drejtë të kritikojnë dhe kanë të drejtë të kërkojnë rezultate kulminante. Por nëse e shikojmë për nga projektet ose programet futbollistike në gjithë botën për Kombëtaren duhet me pas një kohë të mjaftueshme për tu komponuar. Ne nuk e kemi pasur këtë kohë, por përkundër kemi pasur rezultate të mira. Nuk është e vërtet që Kombëtarja ka rënie, sigurisht që të gjithë duam fitore. Unë nuk e shoh ramje e as ftohje nga kombëtarja pasi ne në çdo herë kemi kaluar faza më lartë. Pra kalimi nga D në C është rezultat i mirë dhe në C mundesh mu përballë me kombëtare shumë të forta, por edhe në këtë ligë kemi pasur paraqitje të mira. Kombëtaren duhet me dasht gjithë, edhe kur nuk ka rezultate. Në këtë kohë lojtarët tanë kulminant, asnjë nga ta nuk ka pasur minuta shumë të kënaqshme. Kanë pasur ndërrime të klubeve dhe ju ka dashur kohë të akomodohen dhe të sistemohen. Dhe aty kemi pasur problem pasi forma e lojtarit është baza e ekipit”, ka thënë Agim Ademi për Persikopin.
“Unë e kam një shprehi që gjitha përgjegjësit i marrë vetë. Të mira dhe të këqija i marrë vet. Edhe pse përgjegjësia për rezultate është e trajnerit, por nëse atë trajner e kam zgjedh unë me Komitetin Ekzekutiv, atëherë përgjegjësi vjen tek ne si për të mirë si për të keq. Në çdo sektor trajnerët janë të pavarur jo vetëm te ekipi A por edhe tek ekipet tjera. Trajnerit nuk i imponohet asgjë, për përzgjedhjen e lojtarëve. Unë besoj në projektin që ka ofruar trajneri Giresse dhe kam besim të plotë, do ta shohim a po kualifikohemi apo jo. Ndryshe nuk mund ta vlerësojmë punën e trajnerit. Është një grup korrekt dhe e shohim vetën që mund të kualifikohemi. Në futboll nuk ka asgjë të sigurt por unë i bëjë llogaritë më herët. Të gjithë futbollistët tanë tash janë mirë nëpër klube dhe kanë minutazh. Kushtet i kemi krijuar shumë të mira për punë. Kosova është në Top 20-shen në organizim dhe duke i pasur parasysh këto rrethana e shohim vetën që mund të kualifikohemi”, ka thënë Agim Ademi
“Sigurisht që rezultatet e mbajnë trajnerin dhe ne nëse nuk kualifikohet mund të kemi ndryshime”, ka thënë numri një I FFK-së, Agim Ademi duke folur më pas edhe për largimin e disa lojtarëve.
“Andi Zeqiri ka qenë mashtrim. Ai e ka nënshkruar letrën që ti bashkohet Kosovës dhe ne nuk kemi dashur të dëmtojmë dhe nuk jemi marrë më të. Ai dhe babai i tij e kanë treguar karakterin e vet dhe atdhedashurinë. Në momentin e fundit na ka përdorur neve për të inkurajuar Zvicrën. Pajaziti ka qenë të na dhe ka prit me lu standard, nuk e ka pa vetën dhe është larguar te Shqipëria. Unë ju them të gjithëve se Kosova është e tyre dhe këtu do ta gjejnë më të mirën dhe respektin. Valon Behrami u pa si u tërheq as pa ndeshje lamtumirëse edhe pse sa kontributin e ka dhënë për Zvicrën”, ka vlerësuar numri një i FFK-së.