Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi takohet me ambasadorin jorezident të Norvegjisë, flasin për bashkëpunimin në futboll
    Ballina-1

    Ademi takohet me ambasadorin jorezident të Norvegjisë, flasin për bashkëpunimin në futboll

    15/02/2024 20:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuara sot ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder me të cilën ka diskutuar për futbollin.

    Të kujtojmë  në muajin Qershor, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Norvegjinë në Oslo dhe ky takim ka shërbyer për të biseduar rreth bashkëpunimit dhe ngritjen e nivelit të futbollit tonë, shkruan Ballkani.info.

    “Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit, si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe federatave.

    I njoftova për projektet e përbashkëta që FFK-ja ka me Federatën norvegjeze në zhvillimin e futbollit të vajzave, për çka të dy diplomatët norvegjezë ofruan mbështetjen e tyre, duke na përgëzuar për punën dhe duke na inkurajuar për projekte të reja”, ka shkruar ndër të tjera Ademi në Facebook.

    Postimi i Agim Ademit:

    Sot pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin jorezident të Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder dhe përfaqësuesin special norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

    I falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në çlirim dhe shtetndërtim, por edhe në zhvillimin e futbollit.

    Në një takim tejet miqësor bashkëbiseduam për projektet e futbollit, si dhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe federatave.

    I njoftova për projektet e përbashkëta që FFK-ja ka me Federatën norvegjeze në zhvillimin e futbollit të vajzave, për çka të dy diplomatët norvegjezë ofruan mbështetjen e tyre, duke na përgëzuar për punën dhe duke na inkurajuar për projekte të reja. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Arsenali e nis me fitore në derbi ndaj Manchester United – vendos goli i Calafiorit

    17/08/2025 19:36

    Korenica e Emërllahu ia sigurojnë një pikë Clujit

    17/08/2025 19:34

    Drita e nis me humbje mbrojtjen e titullit, mposhtet nga Ferizaj

    17/08/2025 18:37

    Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit në Klinë

    17/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.