Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi takon presidentin e Federatës së Rumanisë, e siguron që situata në Prishtinë është shumë e qetë
    Ballina-1

    Ademi takon presidentin e Federatës së Rumanisë, e siguron që situata në Prishtinë është shumë e qetë

    31/05/2023 19:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Budapesë të Hungarisë ku sot do të jetë mysafirë i UEFA-s në kuadër të ndeshes finale të Ligës së Evropës mes Romës e Sevillas, shkruan Demokracia.com.

    Ademi gjatë kësaj vizite ka takuar edhe presidentin e Fedeatës së Futbolit të Rumanisë, Razvan Burleanu me të cilin ka folur për ndeshjen e qershorit ndërmjet Kosovës e Rumanisë që zhvillohet në Prishtinës, derisa e ka siguruar se situata është shumë e qetë dhe siguria do të jetë në nivel.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Këto ditë në mediet e Rumanisë kanë qarkulluar disa lajme që flisnin për shqetësimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, lidhur me sigurinë e tifozëve rumunë për ndeshjen e 16 qershorit kundër Kosovës në Prishtinë, e të cilat shqetësime lidheshin me situatën e fundit në veri të vendit tonë.

    Në kuadër të takimeve në UEFA, sot zhvillova një bashkëbisedim me presidentin Burleanu dhe e sigurova se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë.

    Ne si federatë, bashkë me institucionet shtetërore, do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që ekspedita e Kombëtares së Rumanisë dhe tifozët e tyre të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit në Kosovë, ashtu siç kujdesemi për çdo ekip tjetër.

    Kosova, në këtë drejtim, e ka dëshmuar organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme për të gjitha ekipet dhe tifozërit e tyre.

    I shpreha presidentit Razvan Burleanu mirëseardhje në Kosovë dhe i premtova se do ta kenë pritjen dhe sigurinë sipas të gjitha rregullave dhe protokolleve të UEFA-së.

    Ndeshja Kosovë – Rumani do të jetë një përballje futbolli dhe asgjë më shumë, ku do të luhet ‘fair-play’ dhe në fund do të fitojë më i miri. /Demokracia.com

    TË LIDHURA

    Chelsea e transferon Gittensin nga Dortmundi

    05/07/2025 17:01

    Ronaldo nuk ishte në funeralin e Diogo Jotas, por bëri një veprim që tregon se çfarë njeri i madh është!

    05/07/2025 16:19

    Jetmir Topalli ndryshon skuadër, mbetet në Turqi

    05/07/2025 12:55

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.