Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi: Uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor me plot energji e pasion
    Ballina-2

    Ademi: Uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor me plot energji e pasion

    03/02/2024 17:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbolli kosovar rikthehet në aksion këtë fundjavë me ndeshjet e 1/8 finale të Kupës së Kosovës.

    Padyshim se sfida kryesor e këtij rrethi luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e vjetër, Gjilani dhe Prishtina, sfidë kjo që pritet të prodhojë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.

    E pak para fillimit të stinorit, i pari i FFK-së ka uruar skuadrat për një garë korrekte dhe stinor pranveror emocionues.

    Postimi i plotë i Ademit:

    Pas pushimit dimëror prej më pak se dy muaj dhe përgatitjeve intensive të shumicës së skuadrave jashtë vendit, jemi të lumtur të shohim rikthimin e futbollit në vendin tonë dhe të përgatitur për një stinor pranveror përplot emocione.

    Sot fillojmë me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, për të vazhduar në fundjavën e ardhshme me ndeshjet e AlbiMall Superligës, që me të drejtë presim të sjellin emocione të mëdha për tifozët.

    Inkurajoj të gjitha skuadrat që janë pjesë e garës të japin maksimumin në fushë dhe të tregojnë vlera të larta sportive dhe të “fair-play”-it.Federata me të gjitha organet e saj ka bërë përgatitjet e duhura dhe garanton një garë të rregullt dhe zero tolerancë ndaj çdo dukurie negative.

    Futbolli ynë ka treguar rritje të shkëlqyeshme në vitet e fundit falë punës dhe përkushtimit të gjithsecilit prej nesh, por së bashku mund të arrijmë në një nivel edhe më të lartë.Dua të falënderoj investitorët në klube që po i japin shtysë zhvillimit të mëtejmë të futbollit, por edhe tifozët që janë gjithmonë të përkushtuar në mbështetjen e ekipit të tyre dhe i shtojnë vlera këtij sporti.

    Uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor me plot energji e pasion dhe ky stinor të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë ne.Mbarësi e suksese të gjitha skuadrave dhe faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme!

    Bashkë për Futbollin

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.