Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi uron Dukën për postin e ri: Ky është një moment historik për futbollin shqiptar
    Ballina-2

    Ademi uron Dukën për postin e ri: Ky është një moment historik për futbollin shqiptar

    26/09/2023 17:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar numri një të FSHF-së, Armand Duka për postin e ri në UEFA ku sot iu besua pozita e zëvendëspresidentit.

    Ademi e ka cilësuar këtë si moment historik për futbollin shqiptar, derisa Duka është bërë shqiptari i parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian, shkruan Ballkani.info.

    “Miku im, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u zgjodh sot zëvendëspresident i UEFA-s me votë unanime në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv.

    Ky është një moment historik për futbollin shqiptar, duke bërë atë shqiptarin e parë në një pozitë të tillë të lartë në futbollin evropian.

    Zgjedhja e Dukës si zv/President i UEFA-s është një arritje e madhe për futbollin mbarëkombëtar dhe e hap një dritë të re për progresin e futbollit në rajonin tonë.

    Në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë, dua të përgëzoj presidentin Duka për këtë sukses, duke i dëshiruar shumë suksese në këtë detyrë të re e tejet të rëndësishme.

    Jam i sigurt se bashkë me presidentin Aleksandër Çeferin, ata do të drejtojnë procese të mëdha për evoluimin e mëtutjeshëm të futbollit evropian”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.