Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi viziton Rrahmanin në stërvitje: Shpresë e besim që në shtator do ta fillojmë me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve
    Ballina-1

    Ademi viziton Rrahmanin në stërvitje: Shpresë e besim që në shtator do ta fillojmë me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve

    04/07/2024 20:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe anëtari i Napolit, Amir Rrahmani pas pushimeve në SHBA, ka vendosur që pjesën e mbetur të pushimit me klubin ta vazhdojë në vendlindje. Mirëpo, krahas pushimit ai edhe po e mban formën e tij fizike me stërvitje individuale në Kampin e FFK-së në Hajvali.E për vizitë atij sot i ka shkuar edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka postuar një video dhe foto me kapitenin në rrjetet sociale.

    Postimi i plotë i Ademit:

    Kapiteni ynë, Amir Rrahmani po i shijon pushimet në vendlindje, por as punën nuk e ndalon. Si një profesionist i madh, Amir Rrahmani është duke u stërvitur me përkushtim në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali për të qenë në formën më të mirë.Sot pata kënaqësinë ta vizitoj dhe ta përcjellë nga afër stërvitjen e tij. I dëshirova punë të suksesshme dhe një sezon të shkëlqyer, me shpresë e besim që në shtator do ta fillojmë me këmbë të mbarë edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

    25/08/2025 21:14

    Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë

    25/08/2025 21:03

    Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

    25/08/2025 21:00

    Lëvizje e papritur në merkato, Bayerni arrin marrëveshje me “dështakun” e Premier League

    25/08/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.