Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi viziton skuadrën e Kikës, sheh nga afër projektin për ndërtimin e stadiumit
    Ballina-1

    Ademi viziton skuadrën e Kikës, sheh nga afër projektin për ndërtimin e stadiumit

    30/12/2022 17:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar sot në Hogosht ku ka vizituar skuadrën e Kikës dhe ka përgëzuar drejtuesit e klubit për projektin e ri të stadiumit aktual, shkruan GazetaSport.info.

    Ai edhe një herë ka qenë i gatshëm të ndihmojë skuadrën në infrastrukturë, derisa edhe ka shpalosur moton për Vitin 2023, e e cila është “Me Kosovën në Evropian”.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Në kuadër të vizitave të fundvitit nëpër klube dhe regjione, sot qëndrova në KF “Kika” në Hogosht. Me këtë rast i përgëzova drejtuesit e klubit për projektin e ri të stadiumit aktual si dhe për një fushë stërvitore me bari sintetik, që do të financohen nga komuna e Kamenicës.

    Gjatë kësaj vizite shpreha gatishmërinë time dhe të federatës për ta ndihmuar këtë projekt, në mënyrë që ta përmirësojmë sa më shumë infrastrukturën sportive dhe t’u krijojmë kushte sa më të mira klubeve dhe të gjitha gjeneratave për zhvillimin e lojës së futbollit.

    Po ashtu, në këtë vizitë pata kënaqësinë që t’ia dhuroj një fanellë të Kombëtares së Kosovës tifozit 90-vjeçar, i njohur nga të gjithë në këtë zonë si Aga Dan. I dëshirova shëndet dhe e përgëzova për përkushtimin e tij ndaj lojës sonë të përbashkët – futbollit.

    Gjithashtu para të pranishmëve e shpalosa edhe moton e re për vitin 2023 “Me Kosovën në Evropian”, duke u kërkuar të gjithëve mobilizim dhe përkrahje për djemtë dardanë në ciklin e ardhshëm kualifikues. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.