Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Adetunji më i miri i xhiros së 25-të
    Ballina-2

    Adetunji më i miri i xhiros së 25-të

    17/03/2025 19:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Ballkanit, Sunday Adetunji, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    Komisioni i veteranëve të futbollit e ka vlerësuar Adetunjin si më të mirin pas paraqitjes që e pati ndaj Ferizajt të premten.

    Ballkani e mposhti Ferizajn në shtëpi me rezultatin 2:1.

    Adetunji i realizoi dy golat e fitores për skuadrën nga Suhareka.

    “Është një ndjenjë fantastike për mua, por meritat u shkojnë shokëve të ekipit, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur. Kështu që këtë fitore ia dedikoj të gjithëve. Ishte një përpjekje e përbashkët për ne, nuk isha vetëm unë, unë thjesht dhashë kontributin tim. Po, në këtë kampionat, e pranoj që nuk luajtëm mirë. Por ishim pa fat dhe në futboll ndodh edhe kjo. Nuk është se luajtëm keq, por ndonjëherë thjesht nuk të ndihmon fati”, ka thënë Adetunji të hënën për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.