Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Adil Maliqi i Kosovës U19: Kaherë nuk kam fituar ndonjë ndeshje me kaq meritë
    Ballina-1

    Adil Maliqi i Kosovës U19: Kaherë nuk kam fituar ndonjë ndeshje me kaq meritë

    16/11/2024 21:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Selektori i grupmoshës U19 të Kosovës në futboll, Adil Maliqi, ka theksuar pas ndeshjes se fitorja ndaj Spanjës U19 në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2025, ka qenë shumë e merituar. 

    Ai shtoi se edhe në pranverë kur Kosova U19 u përball me Spanjën në “Elite Round” dhe kur humbi 2:1, ishte më e mirë. 

    Ndryshe nga ndeshja në pranverë, Maliqi thotë se të shtunën në “Fadil Vokrri”, lojtarët e tij shfrytëzuan çdo mundësi që e patën dhe e fituan ndeshjen me meritë. 

    “Dua t’i falënderoj djemtë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë taktike që e kanë pasur në fushë, të cilën e kemi zbatuar këto dy ditë. Pas ndeshjes me Austrinë kemi pasur shumë kritika, por ato i kemi kthyer me një rezultat pozitiv sonte. Ju kam thënë djemve që para gjashtë muajsh ishim shumë afër për t’i mposhtur, edhe atëherë ishim më të mirë, por nuk arritëm të finalizonim aksionet. Sot ia dolëm me kaq shumë meritë. Kaherë nuk kam fituar ndonjë ndeshje me kaq shumë meritë, në këtë nivel kundër fitueses së Kampionatit Evropian. Krijuam shumë raste përgjatë 90 minutave. Kjo tregon se çfarë cilësie kemi ne”, ka thënë Maliqi pas ndeshjes.

    TË LIDHURA

    FIFA gati të mbyll ‘Rajko Mitiq’: Shkeljet anti-Kosovë mund ta lënë Serbinë pa tifozë ndaj Shqipërisë

    10/09/2025 20:25

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.