Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Afrim Muçiqi: Jam aksionar i Prishtinës, Ismet Munishi s’është i duhuri për trajner
    Ballina-1

    Afrim Muçiqi: Jam aksionar i Prishtinës, Ismet Munishi s’është i duhuri për trajner

    25/11/2022 21:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Afrim Muçiqi, i cili ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7, konfirmoi se është ende aksionar te FC Prishtina.

    Ai tha se nuk ka shitur aksionet e tij, ashtu siç kishte njoftuar zyrtarisht klubi kryeqytetas muajin e kaluar, shkruan Gazeta Express.

    FC Prishtina përmes një reagimi zyrtar, mes tjerash kishte shkruar se “Afrim Muçiqi nuk është pjesë e klubit” dhe se “ai ka shitur aksionet e tij te aksionari tjetër i këtij klubi, Rrahman Haradini”.

    Megjithatë, këto u cilësuan si të pavërteta nga Muçiqi. Madje ai u shpreh i gatshëm që të përballet me zyrtarët e klubit rreth kësaj teme.

    Ish-nënkryetari i klubit bardhekaltër gjithashtu tha se i qëndron prapa deklaratës së tij të dhënë më herët në emisionin “Kendiv” në T7 se “Ismet Munishi nuk është trajneri i duhur për Prishtinën”.

    Nga emisioni i mbrëmshëm, Muçiqi shtoi: “Ismet Munishi është shok i imi, i uroj shumë sukses. Por, po e shoh që me Prishtinën është problem. Prishtina është diçka tjetër, nivel tjetër, pa dashtë me e nënçmuar. Por, në Prishtinë duhet të vijnë trajnerë të cilët e kanë shkelë skenën ndërkombëtare”.

    Sa i përket të ardhmes së Munishit, drejtori sportiv i klubit, Driton Krasniqi, bërë të ditur se në klub janë të kënaqur me punën e tij.

    “Ne jemi shumë të kënaqur me punën e trajnerit Ismet Munishi dhe shtabit teknik. Në asnjë moment nuk kemi menduar për zëvendësim të trajnerit dhe nuk kemi biseduar me asnjë trajner pasi që e kemi trajnerin Munishi me të cilin jemi shumë të kënaqur. Dihet se në javën e fundit kemi kaluar nëpër krizë të rezultateve e mendoj se çdo klub ka kaluar e do të kaloj nëpër kriza të tilla. Skuadra jonë po e vazhdon punën në qetësi dhe besojmë fuqishëm se së shpejti do t’u rikthehemi rezultateve pozitive”, tha për “Shqip” Krasniqi këtë të premte.

    Në pyetjen se cili është momentalisht roli i tij te FC Prishtina, Muçiqi u përgjigj: “Nuk kam shkuar që dy vite për shkak të pakënaqësive të mija dhe normalisht për shkak të virusit korona. Ka shumë pakënaqësi. Do të vije momenti kur do t’i shpalosim të gjitha”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.