Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Afrim Muçiqi mbështet suspendimin për të padisiplinuarit: Çdo kombëtare në botë ka rregullore dhe ato duhet respektuar
    Ballina-1

    Afrim Muçiqi mbështet suspendimin për të padisiplinuarit: Çdo kombëtare në botë ka rregullore dhe ato duhet respektuar

    09/09/2024 14:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish futbollisti Afrim Muçiqi dhe vite me radhë ishte nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, e ka mirëpritur vendimin e selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

    Muçiqi tha se është vendim i vonuar por i qëlluar për përjashtimin e futbollistëve Edon Zhegrova, Florent Muslija e portierit Arijanet Muriç.  

    “Absolutisht vendim i qëlluar, sepse ngjyrat e kombëtares së Kosovës, ngjyrat e shtetit duhet të mbrohen në fushë dhe jo në diskotekë, pavarësisht respektit për Zhegrovën, Aronin e Muslijën.

    Kosova është më e madhe se të gjithë ne të tjerët”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

    Ylli i estradës së Kosovës, ka edhe një pyetje interesante për futbollistët.

    “E kam një pyetje: Kur luajnë ata në klubet e tyre, a shkojnë në diskotekë para ndeshjes apo në ndonjë klub nate?

    Përkundrazi, ‘shqyhen’, e lënë djersën e fundit për skuadrat e tyre, i pikë uji prej djerse, ndërsa tek ne as që i djersitet fanella”, ka nënvizuar Muçiqi, ish futbollist i gjeneratën e sakrificës.

    Muçiqi ka bërë me dije se Kosova ka futbollistë për të dhënë, siç po japin për kombëtare tjera duke dhënë edhe shembull.

    “Vendim shumë i vonuar dhe më në fund i qëlluar.  Kemi plot futbollistë mi dhënë kombëtares siç po i japim.

    Është rasti me Shqipërinë, ku lojtari ynë Ardian Ismajli shënoi dhe bëri rikthimin në rezultat duke i dhënë shans Shqipërisë për Kampionatin Botëror”, ka përfunduar Muçiqi.

    FFK ka njoftuar se për këtë arsye selektori ka përjashtuar tre futbollistët:

    “Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

    Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”,

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.