Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Afrim Muçiqi tallet me reagimin e Prishtinës ndaj tij
    Ballina-2

    Afrim Muçiqi tallet me reagimin e Prishtinës ndaj tij

    24/10/2022 11:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Afrim Muçiqi, ish-aksionar i Prishtinës, i ka reaguar klubit të futbollt kryeqytetas. Përmes një postimi në Facebook, klubi “ia ka kujtuar” opinionit se Muçiqi i ka shitur të gjitha aksionet dhe se nuk është kompetentë të flasë më në emër të tij.

    Muçiqi u tall me njoftimin e klubit në Facebook të dielën, derisa komenti i tij mori një sërë reagimesh.

    “Sqarim i opinionit rreth deklaratave publike të ish-aksionarit Afrim Muçiqi. FC Prishtina njofton opinionin publik se Afrim Muçiqi nuk është më pjesë e klubit tonë, ku më herët ka qenë aksionar dhe drejtor. Ylli i mikrofonit ka të drejtë të flas për klubin, por vetëm si tifoz i ekipit nëse ndjehet i tillë, e jo si pjesë e jona”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Në reagimin e Prishtinës u tha se aksionet e Muçiqit i kanë kaluar aksionarit Rrahman Haradini, ndërsa ndryshimet në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, klubi tha do të bëhen së shpejti.

    “Muçiqi nuk ka qenë pjesëmarrës as në Kuvendin e fundit Zgjedhor, ku është zgjedhur kryetari i ri, Hakif Gashi, si dhe anëtarët e tjerë të bordit: Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu dhe Ismet Begolli”, thuhet tutje.

    Muçiqi ishte aksionar që nga privatizimi i klubit, por sipas vetë klubit, ai më nuk është.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.