Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Afrim Veliu, president i ri i Gjilanit
    Ballina-1

    Afrim Veliu, president i ri i Gjilanit

    29/08/2023 10:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit.

    Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.

    Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.

    Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.

    Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akadamisë së klubit, ndërtimin e nje strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin.

    Gjithashtu, drejtuesit e rinj shprehin falenderimet më të sinqerta për gjithë qytetarët gjilanas dhe jo vetëm, për mikëpritjen fantastike dhe durimin e shfaqur në kohët e krizës për klubin, i cili tashmë merr një rrugëtim të ri.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.