Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Afro 1 milion euro, oferta për Hazrollajn e Malishevës
    Ballina-1

    Afro 1 milion euro, oferta për Hazrollajn e Malishevës

    09/01/2024 17:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drilon Hazrollaj është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Raportohet se klube të ndrsyhme përfshirë kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin dhe klube nga Shqipëria kanë shprehur interesim për talentin e Kosovës.

    Klubi i Malishevës me të cilin Hazrollaj ka kontratë edhe një vit e gjysme po analizon me kujdes ofertat për të riun.

    Ditë më parë trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertë prej 800 mijë euro për yllin e skuadrës Drilon Hazrollajn.

    I riu ka shkëlqyer në vitin e fundit në Superligën e Kosovës, duke marr vlerësime të mëdha nga ekspertët e futbollit kosovar.

    Në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, trajneri Qëntim Kida, ka thënë se për Hazrollajn kanë marr ofertë në vlerë 800 mijë euro.

    Në anën tjetër, gazetari Arlind Sadiku ka thënë se sipas informacioneve brenda klubit të Malishevës, rreth 300 mijë euro kanë ofruar Ballkani, Prishtina e Tirana për transferimin e Hazrollajt.

    Kujtojmë se te Malisheva u afrua në verën e vitit 2022. Vetëm gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë. Hazrollaj fitoi dhe çmimin “Talenti i Vitit 2023” në Kosovë./IndeksOnline/

    TË LIDHURA

    Drita synon të shndrisë sonte në Rumani

    07/08/2025 10:27

    Sezoni i ri, Xherdan Shaqiri ‘i vjetër’ – shpërthen me gola dhe ia siguron Baselit tri pikë

    06/08/2025 23:16

    “Jam nga Zvicra dhe flas shqip”, intervista 20 sekondëshe e Ardon Jasharit

    06/08/2025 21:50

    Becali më nuk jep deklarata të forta, flet për përballjen me Dritën: Nuk them më se ka skuadër të dobët

    06/08/2025 20:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.