Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi dhe Hajrulla Çeku me takim të rëndësishëm në UEFA
    Ballina-2

    Agim Ademi dhe Hajrulla Çeku me takim të rëndësishëm në UEFA

    18/01/2023 21:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot zyrën e “HatTrick” në UEFA së bashku me ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun.

    Ademi dhe Çeku kanë takuar drejtorin e këtij programi, njëkohësisht edhe zv.drejtorin e federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, së bashku me Denis Bastarin, menaxher të projekteve dhe përgjegjës për shumë federate, në mesin e të cilave është edhe Kosova.

    Në këtë takim u diskutua për projektin gjigant të ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve të futbollit në Kosovë të paraqitur nga ministri Çeku në takim me presidentin Çeferin.

    POSTIMI I PLOTË I AGIM ADEMIT:

    Pata kënaqësinë që bashkë me ministrin Hajrulla Çeku të vizitojmë edhe zyrën e “HatTrick” në UEFA, ku takuam drejtorin e këtij programi, njëkohësisht edhe zv.drejtor i federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, bashkë me Denis Bastarin, menaxher të projekteve dhe përgjegjës për shumë federata, në mesin e të cilave është edhe Kosova.

    Edhe në këtë takim diskutuam për projektin gjigant të ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve të futbollit në Kosovë të paraqitur nga ministri Çeku në takim me presidentin Çeferin.

    Duke qenë se personalisht jam pjesë e Komitetit “HatTrick”, do ta shtyj përpara këtë proces, për të gjetur mënyra për mbështetjen e tij nga ana e UEFA-s, ashtu siç premtoi edhe presidenti Çeferin.

    Favren dhe Bastarin i falënderova për ndihmën e vazhdueshme që i japin FFK-së.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.