Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi e Afrim Tovërlani vizitojnë portierin e Drenicës
    Ballina-1

    Agim Ademi e Afrim Tovërlani vizitojnë portierin e Drenicës

    11/05/2023 15:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani kanë vizituar sot portierin e Drenicës, Altin Gjokën i cili u lëndua dje, shkruan GazetaSport.info.

    Gjokaj pësoi një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së Drenicës dhe Trepçës ’89 në kategorinë e juniorëve, kur për disa minuta humbi ndjenjat.

    Fatmirësisht ai e kaloi më të keqën dhe sot ndihet shumë më mirë.

    Postimi i Agim Ademit:

    Sot së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani vizituam portierin e KF Drenica, Altin Gjokaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e Kombëtares U21.

    Altini gjatë ndeshjes kampionale të Superligës U19, Drenica – Trepça’89 pësoi lëndim në një duel dhe ishte për disa çaste pa vetëdije, por falë intervenimit të stafeve mjekësore të skuadrave dhe më pas kujdesit të stafit mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë gjendja e tij u përmirësua dukshëm.

    Altinit i dëshiruam shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër. Ai ka potencial për të arritur majat e suksesit dhe ne do ta përkrahim në rrugëtimin e tij.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.