Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi: Elvis Rexhbeçaj do t’i bashkohet Kosovës, jemi në fazën e kompletimit te dokumenteve
    Ballina-1

    Agim Ademi: Elvis Rexhbeçaj do t’i bashkohet Kosovës, jemi në fazën e kompletimit te dokumenteve

    17/02/2024 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Franco Foda është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.

    Trajneri gjerman është prezantuar sot nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), shkruan Gazeta Express.

    Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

    57-vjeçari gjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

    Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.

    Gjatë konferencës së tij të parë si trajner i Kosovës, trajneri nga Mainzi u pyet edhe për Elvis Rexhbeçajn, për të cilin u shpreh optimist se do t’i bashkohet “Dardanëve”.

    Mesfushori prizrenas, që është rritur dhe ka ndërtuar karrierën në Gjermani, ende nuk përfaqëson asnjë ekip kombëtar.

    26-vjeçari, që aktivizohet te Augusburgu në Bundesliga, tani duket se është afër për të veshur fanellën e vendit të tij.

    “Rexhbeçajn e kam parë duke luajtur, besoj se do ta kontaktojë. Jam optimist se do të na bashkohet”, tha Foda.

    Ndërsa, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, zbuloi se tashmë janë në fazën e kompletimit të dokumenteve. Sipas tij, gjithçka tanimë është e përfunduar.

    “Jemi në kontakt që 5 vjet, jemi në fazën e kompletimit të dokumenteve”, deklaroi Ademi.

    @ballkani.info Zyetare: Franco Foda është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll, këto janë fjalët e tij të para #ffk #agimademi #kosovo #kombetarjaekosoves #futboll ♬ original sound – Ballkani.info
    TË LIDHURA

    Arsenali e nis me fitore në derbi ndaj Manchester United – vendos goli i Calafiorit

    17/08/2025 19:36

    Korenica e Emërllahu ia sigurojnë një pikë Clujit

    17/08/2025 19:34

    Drita e nis me humbje mbrojtjen e titullit, mposhtet nga Ferizaj

    17/08/2025 18:37

    Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit në Klinë

    17/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.