Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi: Jam i tronditur me ndarjen e parakohshme të futbollistit të Trepçës ’89 dhe Kosovës
    Ballina-1

    Agim Ademi: Jam i tronditur me ndarjen e parakohshme të futbollistit të Trepçës ’89 dhe Kosovës

    03/12/2022 17:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një postimi në Facebookm ka thënë se është i tronditur me lajmin për vdejen e futbollistit të ri të Trepçës ’89.

    Erion Kajtazi sot ka humbur jetën në fushë në një ndeshje që skuadra e tij e zhvillonte ndaj A&N.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi.

    Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi.

    Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike.

    Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi.

    Erioni ishte talent i jashtëzakonshëm, por sot u shua për të udhëtuar drejt parajsës, e për jetuar përgjithmonë i freskët në kujtimet e familjes, bashkëlojtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit.

    Në këtë ditë të rëndë pikëllimi, në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, dua t’ua përcjell ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe bashkëlojtarëve e miqve të Erionit.

    Sot, i gjithë komuniteti i futbollit, e nderon dhe e kujton me lot në sy djaloshin shembullor dardan!

    Lamtumirë Erion!

    I përjetshëm kujtimi për Ty!

    Me pikëllim të thellë,

    Agim Ademi, president i FFK-së

    TË LIDHURA

    Endrit Krasniqi kthehet te Shkëndija

    16/06/2025 17:12

    Presidenti Ademi: Kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Kosova është shumë e fortë

    16/06/2025 13:42

    Ademi: Do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën

    16/06/2025 13:10

    Xhaka i thotë “PO” Milanit

    16/06/2025 11:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.