Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi: Me këta futbollistë që kemi dhe me ata që janë në ardhje, Kombëtarja nuk do të ketë telashe për lojtarë në 10 vjetët e ardhshme
    Ballina-1

    Agim Ademi: Me këta futbollistë që kemi dhe me ata që janë në ardhje, Kombëtarja nuk do të ketë telashe për lojtarë në 10 vjetët e ardhshme

    17/06/2025 11:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futboll në javën e kaluar zhvilloi dy ndeshje miqësore, me Armeninë dhe Ishujt Komore që u luajtën në “Fadil Vokrri” dhe dardanët i fituan të dyja ndeshjet.

    Megjithatë një dilemë që u hap në opinion ishte ndeshja me Komoret e cila në të njëjtën ditë luajti dy ndeshje.

    i Pari i FFK-së, Agim Ademi ka sqaruar se ekipi që është paraqitur në Prishtinë i Kombëtares së Komoreve ka qenë ekipi i parë dhe ajo miqësore ka qenë e organizuar nga UEFA, dhe nuk ka shanse që këtu të vijë ndonjë ekip tjetër, pasi ka qenë miqësore zyrtare.

    “Miqësoret i organizon UEFA, ndodh të luhet ndonjë miqësore e parapërgatitur nga dyja federatat, por në këtë rast UEFA i ka rregullat e veta që i cakton

    Sa i përket ndeshjes me Komoret, është shumë e thjesht, hynë në listë dhe e sheh që trajneri ka qenë i ekipit të parë dhe gjithë skuadra ka qenë e parë. Nuk ta miraton UEFA të luash me ekip të dytë apo U23 a U21 kur është miqësore zyrtare. Kur është në fazën përgatitore është gjë tjetër por miqësoret zyrtare nuk mund të luash me ekipe të tjera”, ka thënë Ademi në RTK duke folur më pas për të ardhmen e lojtarëve.

    “Sa i përket dy ndeshjeve që u luajtën, përveç fitoreve u treguar një karakter i fortë dhe duhet përmendur shpërthimin e Albion Rrahmanit që shkëlqeu me gola. Përshtypje të mirë lanë të gjithë që erdhën, Krasniqi si një lojtar i ri ishte shumë i mirë por edhe të tjerët. Kemi potencial dhe shumë futbollistë të mirë, dhe kjo është shumë e mirë për Federatën, për shtetin dhe Kombëtaren tonë që kemi kaq shumë talente. Ka edhe të tjerë që janë në ardhje e sipër dhe them se Kombëtarja e Kosovës nuk do të ketë telashe me futbollistë për 10 vjet e ardhshme”, ka vlerësuar numëri një i FFK-së, Agim Ademi.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi: Me këta futbollistë që kemi dhe me ata që janë në ardhje, Kombëtarja nuk do të ketë telashe për lojtarë në 10 vjetët e ardhshme

    17/06/2025 11:00

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.