Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi merr pjesë në mbledhjen TEP të UEFA-s, takon presidentin Çeferin 
    Ballina-2

    Agim Ademi merr pjesë në mbledhjen TEP të UEFA-s, takon presidentin Çeferin 

    18/09/2024 21:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka zhvilluar një takim të rëndësishëm e të posaçëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në kuadër të mbledhjes TEP të UEFA-s.

    Si zakonisht pas çdo eventi të tillë, Ademi e Çeferin realizuan një takim miqësor dhe foto të përbashkët.

    Ndërkohë, në këtë mbledhje u analizua Euro 2024, i cili u vlerësua si kampionati më i mirë si në aspektin e performancës së ndeshjeve ashtu edhe në aspektin ekonomik, për çka u ndanë të kënaqur si UEFA, ashtu edhe sponsorët.

    Temë tjetër diskutimi ishte programi HetTrick dhe të hyrat për federatat anëtare. Me këtë rast është bërë e ditur se do të ketë rritje dhe në ditët në vijim kur të mbahet mbledhja e HetTrick-ut do të dihet për projektet e ardhshme.

    Çështje për të cilën u diskutua ishin edhe nevojat dhe problemet e federatave, me ç’rast u diskutua edhe për Kosovën, si federata më e re dhe nën kujdes të UEFA-s, për arritjet dhe ecurinë e përfundimit të projekteve ekzistuese dhe për projektet e reja, thuhet në njoftimin e FFK’së.

    TË LIDHURA

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.