Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi ngushëllon familjen Neziri për ndarjen nga jeta e ish-futbollistit Muharrem Nezirit
    Ballina-1

    Agim Ademi ngushëllon familjen Neziri për ndarjen nga jeta e ish-futbollistit Muharrem Nezirit

    16/12/2022 16:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka ngushëlluar familjen Neziri që sot është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur Muharrem Nezir, shkruan GazetaSport.info.

    Ademi e ka cilësuar lartë kontributin e tij për futbollin e kryeqytetit. Ai u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive dhe ishte frymëzues i gjeneratave të reja për t’u bërë pjesë e futbollit.

    Më poshtë njoftimi i FFK-së:

    Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Muharrem Neziri, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

    Muharrem Neziri i dha shumë futbollit të kryeqytetit. Ai luajti me sukses në radhët e KF “Besëlidhja”, ku ishte kapiten skuadre deri në përmbyllje të karrierës dhe më pas dha kontributin e tij si anëtar i kryesisë.

    “Ustahi”, nofkë me të cilën njihej Muharremi, pas përfundimit të karrierës si futbollist, ishte njëri nga tifozët më të mëdhenj të Prishtinës, në vitet e 70-ta e 80-ta.

    Ai u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive dhe ishte frymëzues i gjeneratave të reja për t’u bërë pjesë e futbollit.

    Muharremi do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit për kontributin e tij dhe për dashurinë e flaktë për lojën tonë të përbashkët.

    I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

    Me respekt,

    Agim Ademi, president i FFK-së. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.