Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi pas vizitës së Zvonimir Bobanit: FFK ka fituar respekt në instancat e futbollit ndërkombëtar
    Ballina-1

    Agim Ademi pas vizitës së Zvonimir Bobanit: FFK ka fituar respekt në instancat e futbollit ndërkombëtar

    05/10/2022 16:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për vizitën e shefit të futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.

    Legjenda kroate dhe ish futbollisti i Milant ka qëndruar sot për vizitë në Kosovë disa ditë pas vizitës së presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

    Ademi tha se vizitat e fundit dëshmojnë respektin që FFK ka fituar në instancat e futbollit ndërkombëtar.

    ”Vizitat e personaliteteve të tilla me ndikim në futbollin evropian e botëror, dëshmojnë respektin që FFK ka fituar në instancat e futbollit ndërkombëtar, janë të rëndësishme dhe i sjellin të mira futbollit dhe vendit tonë.”, ka shkruar Ademi.

    Boban gjatë vizitës së tij në Kosovë, është takuar me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun, dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

    Legjenda kroate është takuar edhe me KE të FFK-së dhe me gjeneratën e artë të futbollistëve, ka vizituar Kampin Nacional në Hajvali si dhe ka vendosur lule te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri, teksa së bashku me Agim Ademin ka marrë pjesë në ndeshjen Kosovë – Itali, në kuadër të turneut kualifikues Euro 2023 për Kombëtaret U17, që po organizohet nga FFK-ja.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.