Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi për Fadil Vokrrin: Ai ishte mbret i fushës së gjelbër dhe kontribuues i madh për ngritjen e futbollit kosovar
    Ballina-1

    Agim Ademi për Fadil Vokrrin: Ai ishte mbret i fushës së gjelbër dhe kontribuues i madh për ngritjen e futbollit kosovar

    23/07/2024 18:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në Kampin Nacional në Hajvali, për ndër të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është mbajtur një aktivitet përkujtimor në të cilën morën pjesë Veteranët e Prishtinës, Veteranët e Llapit (dy skuadra këto ku luajti Vokrri), Veteranët e Kosovës dhe Ekipi i përbërë nga Qeveria e Kosovës.

    Aktivitetin e hapi presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili e ngriti lart figurën e Fadil Vokrrit duke e qujatur mbretë i fushës së Gjelbër duke ia numëruar më pas të gjitha të arriturat e legjendës Vokrri që tash nuk është në mesin tonë, shkruan Ballkani.info.

    “Ai ishte mbretë i fushës së gjelbër dhe duke i përshëndetur edhe, trajnerin Ajet Shosholli, bashkëlojtarët  etij Ramadan Cimilin, Ramiz Krasniqin, Jusf Tortoshin, Isa Sadriun e Muharrem Sahitin ju them se duhet të jeni keni krenar që patën një bashkëlojtar si Vokrri ndwrsa Prshtinwn e Llapin qw patwn nw ekip njw lojtar si Vokrri. Ai ka qenë futbollisti më i mirë kosovar dhe kishte një specifik të paarritshme për futbollistët tjerë shqiptarë, ku arriti me lojën e tij të jetë anëtar edhe i reprezentacionit të ish- Jugosllavisë.

    Ai ishte ambasador në atë kohë duke na prezantuar neve shqiptare në gjithë botën, duke i treguar asaj që në ish-Jugosllavi ka një pjesë të shqiptarëve ku ajo pjesë si gjitha Republikat, tjera tash është bërë shtet i pavarur, e ku në kohën e tij u bë edhe ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar”, ka thënë Ademi i cili në këtë aktivitet ishte i shoqëruar nga dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti dhe Fadil Nura. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.