Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi përkujton ndeshjen e parë mes Flamurtarit dhe Prishtinës të vitit 1991
    Ballina-1

    Agim Ademi përkujton ndeshjen e parë mes Flamurtarit dhe Prishtinës të vitit 1991

    13/09/2024 19:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka përkujtuar ndeshjen e parë në futbollin kosovar, që u zhvillua midis Flamurtarit dhe Prishtinës në 13 shtatorin e vitit 1991, raporton Gazeta Enigma.

    “Sot shënojmë një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, më 13 shtator të vitit 1991. Kjo njihet njëherësh si fillimi i periudhës së pavarësimit të futbollit nga regjimi i atëhershëm serbosllav, me ç‘rast ishte themeluar FFK-ja e pavarur, nën drejtimin e kryetarit Agim Bytyqi”, ka shkruar Ademi.

    Ai ka thënë se “Për të realizuar këtë nismë madhore dhe për të vënë në funksion federatën, u krijua një sistem i garave të reja dhe u zhvillua ndeshjen e parë historike”.

    Tutje ai theksoi se klubet u organizuan falë shpirtit sportiv dhe mbështetjes së donatorëve të palodhur, ndërsa të gjitha organet e nevojshme u themeluan për funksionimin e ligës”.

    “Për shkak të përjashtimit nga objektet sportive nga regjimi serb, u improvizuan fusha të reja futbolli, duke rifilluar garat edhe në kushte të vështira. Sot, me krenari përkujtojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkëkohanikët që kontribuan në ato kohë: lojtarët, trajnerët, drejtuesit dhe donatorët e klubeve, gjyqtarët dhe delegatët. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ofruan tokat e tyre për t’i kthyer në fusha futbolli. Këto fusha, që sot mund të jenë të ndërtuara apo toka të punuara, ishin dhe do të mbeten një pjesë e shenjtë e historisë së futbollit kosovar”, ka thënë Ademi. “Urime të gjithë atyre që janë ende mesin tonë e përkujtim i përjetshëm për ata që nuk janë më, por që dhanë kontributin e tyre që futbolli kosovar të ketë vazhdimësi edhe në kushte të vështira okupimi!”

    TË LIDHURA

    Tri mungesat e Kosovës i bëjnë përshtypje mediumit suedez – e cilësojnë si avantazh i madh

    07/09/2025 23:24

    Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya, e mposht 6-0

    07/09/2025 22:46

    Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

    07/09/2025 20:11

    Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

    07/09/2025 20:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.