Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi: President Armand Duka jemi krenarë me arritjet tuaja
    Ballina-1

    Agim Ademi: President Armand Duka jemi krenarë me arritjet tuaja

    12/05/2023 15:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, derisa ka zhvilluar një takim edhe më të parinë e kësaj federate, Armand Duka, shkruan GazetaSport.info

    Ademi ka thënë se jemi krenar me arritjet e Dukës, derisa ka vlerësuar lartë edhe punën e tij në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së.

    Postimi I Agim Ademit:

    Është nder për të gjithë ne që në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s e kemi një njeri të tillë si presidenti Armand Duka.

    Ai me pasionin dhe përkushtimin e tij për futbollin i ka fituar zemrat e komunitetit të futbollit jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Evropë.

    Duka është një lider shembullor, i cili e përfaqëson me dinjitet futbollin shqiptar. Ai këtë më së miri e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u rizgjodh me maksimumin e votave.

    Sot, në Asamblenë e FSHF-së, ia shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të vazhdueshëm për futbollin e Kosovës.

    President Armand Duka jemi krenarë me arritjet tuaja.

    Suksese drejt avancimit të mëtejshëm të futbollit shqiptar!. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44

    Ferizaj e transferon ish-lojtarin e Drenicës

    30/06/2025 19:11

    Zyrtare: Llapi transferon Taulant Luftiun

    30/06/2025 19:07

    Llapi e transferon edhe një futbollist

    30/06/2025 16:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.