Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi pret ish presidentit e Federatës së Lituanisë
    Ballina-2

    Agim Ademi pret ish presidentit e Federatës së Lituanisë

    22/04/2024 19:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot ish-presidentin e Federatës së Lituanisë, tani konsulent teknik i Federatave në FIFA, Tomas Danilevicius.

    Postimi i plotë i Agim Ademit në Facebook:

    Sot i dëshirova mirëseardhje në Kosovë, Tomas Danilevicius, ish-president i Federatës së Lituanisë, i cili tani është në një detyrë të re në FIFA, si konsulent teknik i federatave.

    Ai ndodhet në Kosovë për të mbështetur projektin TDS, i cili po zbatohet nga FFK-ja dhe që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e talenteve vajza në futboll.

    Ky projekt përfshin aktivitete stërvitore çdo javë në Kampin Nacional në Hajvali si dhe ligjërata për një stil jetese të shëndetshëm për vajzat pjesëmarrëse.

    Po ashtu, pjesë e projektit TDS është edhe Liga U13 dhe U15, që ka nisur sivjet si pilot projekt.

    Mysafirin e falënderova për përkushtimin për ta ndihmuar futbollin e Kosovës, teksa ai shprehu përgëzimet e tij për punën e mirë që po bëhet nga stafi i FFK-së në realizimin e projekteve që ndihmojnë gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e futbollit të vajzave.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.