Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi pret në takim Belgin Jasharin: Jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar
    Ballina-1

    Agim Ademi pret në takim Belgin Jasharin: Jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar

    29/04/2025 17:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se presidenti Agim Ademi e ka pritur në takim Belgin Jasharin, futbollistin që së fundi ishte viktimë e një sulmi.

    Agim Ademi e ka dënuar sulmin në fjalë.

    “Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, mirëpritëm futbollistin e talentuar Belgin Jashari, i cili së fundmi ishte viktimë e një sulmi të papranueshëm gjatë një ndeshjeje futbolli, ngjarje për të cilën u reagua gjerësisht në opinionin publik dhe nga të gjithë ju dha përkrahje këtij talenti.

    Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave” – thuhet në reagim.

    Tutje, thuhet:

    “FFK është e vendosur që të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues dhe të kujdeset që futbolli të vazhdojë të mbetet një hapësirë e barazisë, respektit dhe bashkimit.

    Ngjarjet me sfond racor, gjinor apo fetar nuk kanë vend në sportin tonë!

    Belgin, jemi krenarë për forcën dhe qetësinë që ke treguar – dhe do të qëndrojmë gjithmonë në përkrahje Ty dhe të gjithë fëmijëve që po rriten si futbollistë në fushat e futbollit në Kosovë”.

    TË LIDHURA

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54

    Agim Ademi iftar me Halil Kastratin dhe përfaqësues të futbollit në Shtëpinë e të Moshuarve

    11/03/2026 21:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.