Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi qëndroi për vizitë te “Jetimat e Ballkanit”, takon të moshuarit
    Futboll vendor

    Agim Ademi qëndroi për vizitë te “Jetimat e Ballkanit”, takon të moshuarit

    31/10/2022 20:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës.

    Ademi i shoqëruar edhe nga humanisti Halil Kastrati ka vizituar të moshuarit.

    “Sot së bashku me hoxhë Halil Kastratin qëndrova për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Gjinoc të Suharekës”.

    “Kujdesi ndaj të moshuarve përveç obligim është edhe mision humanitar, teksa hoxhë Kastrati, falë mbështetjes së madhe nga bamirës anë e mbanë globit ku jetojnë shqiptarët, ka arritur që të moshuarve që nuk kanë pasardhës t’u krijojë kushte jashtëzakonisht të mira për jetesë”.

    “Secili prej tyre shprehu mirënjohje e urime për hoxhën Halil Kastrati dhe për të gjithë ata që me mjetet e tyre ndihmuan që ata sot të kenë jetë të dinjitetshme në këtë moshë të shtyrë”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Facebook.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.