Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi reagon pas suksesit historik të Kosovës: Për fat të keq, vëmendja u zhvendos tek gjërat që s’kanë lidhje me futbollin dhe tek të pavërtetat
    Ballina-1

    Agim Ademi reagon pas suksesit historik të Kosovës: Për fat të keq, vëmendja u zhvendos tek gjërat që s’kanë lidhje me futbollin dhe tek të pavërtetat

    19/11/2025 15:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas suksesit historik të Kosovës, ku siguroi pjesëmarrjen në Play-Off në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

    Ademi ka thënë së është për të ardhur keq që nga televizione e portale të caktuara dhe analistë që më së paku kanë të bëjnë me futbollin, suksesi dhe arritja historike e Kosovës u la në hije. Për fat të keq, vëmendja u zhvendos tek gjërat që s’kanë lidhje me futbollin dhe tek të pavërtetat, duke lënë mënjanë paraqitjen e mirë të Kombëtares sonë.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar dashamirës të futbollit, tifozë dhe qytetarë të Kosovës,

    Mbrëmë ishim dëshmitarë të një paraqitjeje tjetër heroike dhe me shpirt të madh nga futbollistët tanë dardanë. Një lojë e shkëlqyer që solli një tjetër rezultat pozitiv në rrugëtimin tonë drejt ëndrrës së madhe.

    Pavarësisht se nuk arritëm fitoren kundër Zvicrës (1:1), ne jemi kualifikuar për herë të parë në ‘Play-Off’ dhe kjo pa dyshim është një arritje historike e Kombëtares së Kosovës në vetëm 9 vjet të pranimit në UEFA e FIFA, për çka edhe u festua nga të gjithë ne.

    Është për të ardhur keq që nga televizione e portale të caktuara dhe analistë që më së paku kanë të bëjnë me futbollin, suksesi dhe arritja historike e Kosovës u la në hije. Për fat të keq, vëmendja u zhvendos tek gjërat që s’kanë lidhje me futbollin dhe tek të pavërtetat, duke lënë mënjanë paraqitjen e mirë të Kombëtares sonë.

    Mbizotëroi propaganda e urrejtja e atyre që nuk e duan ose iu dhemb suksesi i Kosovës, duke u marrë me pesimizëm dhe negativitet, e duke anashkaluar thelbin: futbollin dhe arritjet tona kulmore!

    U krijuan narrativa të pavërteta, se ndeshja nuk do të zhvillohet, se gjendja e fushës është e keqe, por pikërisht ndeshja e mbrëmshme e vërtetoi se fusha u ndërtua në nivelin më të lartë, duke e përballuar me plot sukses shiun e pandërprerë të dy ditëve.

    Mos mendoni se kritikat e njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me futbollin dhe që nuk ia duan të mirën sportit tonë kanë peshë.

    Përkundrazi, raste të tilla vetëm sa e zbulojnë nivelin e ulët dhe keqdashjen e atyre që përpiqen të errësojnë sukseset tona.

    Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve: Kthehuni njëherë e përgjithmonë tek realiteti! Mos shtini shpifje, defetizëm dhe urrejtje mes popullit e mes shteteve tona mike. Këta djem, gladiatorët e Dardanisë, janë krenaria dhe e ardhmja e Kosovës!

    KOSOVA, miq e armiq, është në ‘Play-Off”! Realiteti po ndodh dhe ne jemi në mesin e ekipeve që kërkojnë një biletë për në Kampionatin Botëror deshët apo s’deshët ju.

    Për dikë jemi shtet i vogël, por në fakt jemi komb i madh! Së bashku me bashkatdhetarët tanë kudo që veprojnë ne vazhdojmë të bëjmë krenar vendin tonë.

    Gjithmonë kemi theksuar se individët si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë aset kombëtar dhe ambasadorët më të mirë të popullit tonë, ashtu si Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e shumë të tjerë.

    Graniti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij. Ai kudo që të jetë është djali i Ragip Xhakës, një familje atdhetare që jeton e vepron në Prishtinë, prandaj ne i jemi gëzuar gjithmonë sukseseve dhe karrierës së tij të bujshme.

    Disa po harrojnë një të vërtetë të madhe: Shumë prej rilindasve tanë kanë jetuar dhe vepruar në vende të ndryshme, por kontribuan për kombin në forma të ndryshme. Nga Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Isa Boletini, Sami e Naim Frashëri e shumë të tjerë që dhanë shpirtin dhe mendjen për çështjen kombëtare, e deri te patriotë të tjerë që jetuan jashtë vendit por punuan për të ardhmen e shqiptarëve. Ashtu siç ata kontribuuan nga diaspora, edhe sportistët tanë e bëjnë sot një gjë të tillë me punë, sakrificë dhe dinjitet.

    Ne i gjykojmë fishkëllimat që ndodhën, edhe pse ato nuk erdhën nga e gjithë masa dhe as nga tifogrupi ‘Dardanët’, por gjërat negative ndonjëherë janë të pashmangshme në stadiume. Ato kanë qenë të panevojshme dhe të paarsyeshme dhe i gjykojmë, sikurse i gjykojmë edhe deklaratat e atyre që vjellin vrerë edhe kur Kosova shënon rezultate kulmore.

    Në fund dua të shpreh një falënderim të veçantë për publikun e mrekullueshëm që përkundër propagandës së madhe për moszhvillim të ndeshjes dhe përkundër rrebeshit të shiut erdhi në stadium dhe nuk u ndal në asnjë moment së përkrahuri djemtë tanë.

    Ju jeni zemra e suksesit tonë!

    Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi drejt ëndrrës sonë,

    Forca Kosova! 

    TË LIDHURA

    Mediat spanjolle: Skautë të Barcelonës ishin në Lubjanë për Fisnik Asllanin

    19/11/2025 15:16

    Agim Ademi reagon pas suksesit historik të Kosovës: Për fat të keq, vëmendja u zhvendos tek gjërat që s’kanë lidhje me futbollin dhe tek të pavërtetat

    19/11/2025 15:09

    Sot publikohet renditja e re e FIFA-s, Kosova pritet të ketë pozitë historike

    19/11/2025 13:34

    Sonte ndizet “Fadil Vokrri”, Dardanët presin Zvicrën

    18/11/2025 10:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.