Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi shpallet Personazhi i Vitit 2024 në Fushën e Sportit
    Ballina-2

    Agim Ademi shpallet Personazhi i Vitit 2024 në Fushën e Sportit

    31/12/2024 12:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas një periudhe të shkurtër votimi, sondazhi për “Personazhin e Vitit 2024 në Fushën e Sportit”, i hapur nga ora 20:30 deri në ora 23:30, ka përfunduar me një interesim të kënaqshëm nga lexuesit tanë. Brenda kësaj kohe të shkurtër, mbi 700 votues shprehën preferencat e tyre, duke e bërë këtë sondazh një nga më të suksesshmit të organizuar nga portali ynë.

    Rezultatet janë tashmë të qarta: Agim Ademi ka triumfuar me një mbështetje të madhe prej 67% të votave (494 vota nga 741 gjithsej). Në vendin e dytë është renditur Hajrullah Çeku me 26% të votave (196 vota), ndërsa vendi i tretë i takon Ismet Krasniqit me 7% (51 vota).

    Ky interesim i madh dhe pjesëmarrja e gjerë reflektojnë angazhimin e komunitetit tonë për t’i vlerësuar figurat më të spikatura në fushën e sportit. Agim Ademi, duke marrë këtë titull nga lexuesit e “Presheva Jonë”, shënon një arritje të veçantë, duke qenë një personalitet që ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin dhe përparimin e sportit gjatë vitit 2024. Puna dhe dedikimi i tij në këtë sektor janë vlerësuar lart nga publiku.

    Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në këtë sondazh dhe që ndanë opinionin e tyre përmes votës. Ky është vetëm një tjetër shembull i rëndësisë së komunitetit tonë në përcaktimin e personaliteteve që kanë lënë gjurmë të veçanta gjatë vitit.

    Vlenë të theksojmë se z. Adem si personalitet i vitit në portalin tonë është zgjedhur tash e tri (3) vite rradhazi, pavarësisht kënd e ka pasur në konkurrencë. /Preshevajonë

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.