Kombëtarja U-16 e Kosovës për femra ka pasur një paraqitje jashtëzkonisht të mirë në turneun e UEFA-së të mbajtur në Shqipëri, shkruan Demokracia.com.
Në këtë paraqite të mirë ndihmojë shumë futbollistja e re e Kosovës që jeton në Amerikë, Riga Kallaba.
Ajo në tri ndeshje shënoi katër gola dhe pati pesë asistime, derisa nuk e ka fshehur aspak lumturinë që i jep fanella e Kombëtares dardane.
Presidenti i FFK-së, ka shpërndarë një video ku shihet Kallaba duke kënduar për komandantin legjendar Adem Jashari.
“Mirëmëngjesi me këtë këngë nga lojtarja jonë e re nga Chicago, Riga Kallaba, e cila debutoi te Kombëtarja U16 në turneun e UEFA-s në Kamëz, me 4 gola e 5 asiste në tri ndeshje!
Të lumtë Riga për atdhedashurinë, talentin e jashtëzakonshëm në futboll dhe zërin e ëmbël.