Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi takohet me Presidentin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë dhe fituesin e Topit të Artë
    Ballina-2

    Agim Ademi takohet me Presidentin e Federatës së Futbollit të Bullgarisë dhe fituesin e Topit të Artë

    03/12/2024 00:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari.

    I pari i FFK-së ka marrë pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë. Ademi është takur me homelogun bullgar, Giorgi Ivanov.

    “Sot pata kënaqësinë të jem në mesin e emrave të shumtë të futbollit evropian në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

    Gjatë këtij eventi të veçantë e përgëzova presidentin Georgi Ivanov për një shekull të federatës dhe për trashëgiminë e pasur të futbollit bullgar. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.

    Evente të tilla simbolizojnë lidhjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes federatave tona dhe synimin e përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të futbollit si sporti më i popullarizuar në botë.”, ka shkruar Ademi.

    Ai gjatë ditës është takuar edhe me legjenen bullgare, Hristo Stoichkov, i cili është edhe fitues i Topit të Artë.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.