Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi takohet me talentet e KF “2 Korriku”, flasin për zhvillimin e këtij klubi
    Ballina-1

    Agim Ademi takohet me talentet e KF “2 Korriku”, flasin për zhvillimin e këtij klubi

    09/08/2023 17:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e të gjitha gjeneratave të klubit KF “2 Korriku”.

    Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimit të këtij klubi në të gjitha kategoritë si dhe për përgatitjet për sezonin e ri të garave në Ligën e Parë për edicionin 2023/2024.

    Përfaqësuesit e KF “2 Korriku” falënderuan presidentin e FFK-së për pritjen dhe e njoftuan me ecurinë e punimeve që po bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të gjitha kushteve, me synimin që nga Liga e Parë të kalojnë sa më shpejtë në Superligë, por duke mos lënë anash as punën me të gjitha gjeneratat tjera dhe ekipin e femrave, me të cilin shpresojnë të kualifikohen ne garat evropiane. Ata theksuan se kanë punuar edhe në krijimin e strategjisë për ekipin e femrave. Drejtuesit e këtij klubi shprehën interesimin për bashkëpunim në evitimin e problemeve për financim dhe mundësitë e shfrytëzimit të ligjit të sponsorizimit.

    Presidenti Ademi ofroi  mbështetjen e tij dhe i dëshiroi suksese në sezonin e ri të kampionatit në Ligën e Parë, duke uruar që këtë vit të mos shfaqen probleme sikurse në edicionin e kaluar. Ai shprehu shpresën që KF “2 Korriku” të prodhojë sa më shumë talente, të cilët në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.

    TË LIDHURA

    Nesër “dita D”, Drita gati për hapin e madh në Champions

    07/07/2025 11:35

    F1, Norris fiton garën kaotike në Britani

    06/07/2025 18:50

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur

    06/07/2025 18:03

    Motra e Ronaldos shpjegon arysen pse portugezi mungoi në varrimin e Diogo Jotas

    06/07/2025 16:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.