Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi tregon se një tjetër fushë stërvitore ka nisur
    Ballina-1

    Agim Ademi tregon se një tjetër fushë stërvitore ka nisur

    04/10/2023 21:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vetëm pak ditë pasi u finalizua projekti i fushës së stadiumit “Liman Gegaj” në Malishevë, presidenti i FFK-së Agim Ademi ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i një fushe tjetër stërvitore në vendin tonë.

    “Po përgatitet edhe një fushë stërvitore në Kosovë. Po vazhdon projekti ynë që çdo 45 ditë ta kemi nga një fushë të re. Vazhdojmë nga projekti në projekt me krenari e përgjegjësi!”, ka shkruar i pari i futbollit kosovar në Instagram.

    Në fakt, Federata e Futbollit e Kosovës në dy vitet e fundit ka vendosur t’i kushtojë vëmendje të madhe përmirësimit të infrastrukturës së futbollit dhe krijimit të kushteve më të mira për të gjithë ata që janë pjesë e futbollit. Tashmë në shumë qytete e fshatra janë ndërtuar fusha stërvitore, të cilat i mundësojnë klubeve dhe shkollave të futbollit që ta kenë më të lehtë zhvillimin e aktivitetit të tyre.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.