Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Agim Ademi uron Ballkanin për triumfin në Kupë, përgëzon edhe Prishtinën
    Ballina-2

    Agim Ademi uron Ballkanin për triumfin në Kupë, përgëzon edhe Prishtinën

    22/05/2024 19:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Ballkanin për triumfin në Kupën e Kosovës derisa ka përgëzuar edhe Prishtinën për paraqitje në finale.

    Ballkani ka fituar sot ndaj Prishtinës duke u kurorëzuar kështu me kurorën e dyfishtë sivjet, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, derisa Prishtina më këtë humbje mbetet jashtë garave evropiane, shkruan Ballkani.info.

    “Ky sezon ishte një dëshmi e organizimit të shkëlqyer dhe punës së palodhshme të të gjithëve në klubin tuaj. Ju u kurorëzuat si fitues të Kupës së Kosovës, duke e mundur Prishtinën në një finale emocionuese pas penalltive, 4:2 (2:2)”, ka thënë ndër të tjera Ademi.

    Postimi i plotë i Agim Ademit:

    Urime FC Ballkani triumfi në Kupën e Kosovës! ????

    ???? Ky sezon ishte një dëshmi e organizimit të shkëlqyer dhe punës së palodhshme të të gjithëve në klubin tuaj. Ju u kurorëzuat si fitues të Kupës së Kosovës, duke e mundur Prishtinën në një finale emocionuese pas penalltive, 4:2 (2:2).

    ???? Profesionalizmi, përkushtimi dhe bashkëpunimi i secilit anëtar të klubit, nga drejtuesit, stafi teknik, deri tek lojtarët e jashtëzakonshëm, e bënë të mundur këtë sukses tuajin historik.

    ???? Një përgëzim i veçantë shkon për drejtuesit e klubit, stafin e palodhur, futbollistët dhe të gjithë qytetarët e Suharekës që për herë të parë i gëzohen trofeut të Kupës së Kosovës.

    ???? Urime FC Ballkani!

    Gjithashtu, me këtë rast përgëzoj edhe futbollistët e FC Prishtina që dhuruan një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë finale, e ku vetëm fati ua mohoi triumfin dhe daljen në Evropë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.